WELCOME TO RÉ CLINIC
Bukuri e shëndetshme.
Çfarë është Kirurgjia Estetike?
Qëllimi nuk është të ndryshojë identitetin, por të theksojë bukurinë natyrale dhe të rikthejë balancën estetike të tipareve.
Kjo fushë përfshin trajtime të fokusuara në rigjenerimin e lëkurës, rikthimin e volumit të humbur, përmirësimin e kontureve të fytyrës dhe trupit, si dhe zvogëlimin e efekteve të plakjes në mënyrë të butë dhe të sigurt. Procedurat realizohen me teknologji të avancuar dhe gjithmonë të personalizuara sipas nevojave të secilit pacient.
Në Ré Clinic, kirurgjia estetike trajtohet si një art i ndjeshëm, me kujdes maksimal, analizë të thellë të strukturës individuale dhe përkushtim ndaj rezultateve që respektojnë natyrshmërinë.
Përgatituni për Konsultën Tuaj
Përpara konsultës suaj në Ré Clinic, ju rekomandojmë të:
Mendoni për qëllimet tuaja. Çfarë dëshironi të përmirësoni? Çfarë ju shqetëson më së shumti në pamjen apo mirëqenien tuaj?
Shënoni çdo pyetje. Konsulta është momenti ideal për të ngritur çdo dyshim, për të kuptuar opsionet tuaja dhe për të marrë një pasqyrë të qartë mbi procedurat e mundshme.
Jini të sinqertë mbi historikun tuaj mjekësor. Informacioni i saktë ndihmon mjekun të krijojë një plan të sigurt dhe efektiv.
Mos aplikoni makeup në ditën e konsultës nëse është për trajtime të fytyrës. Kjo ndihmon në vlerësimin më të saktë të lëkurës.
Në klinikën tonë, çdo konsultë shoqërohet me analizë të thelluar të lëkurës përmes VISIA.
Sa kohë zgjat rikuperimi pas një procedure?
Gjatë konsultës, do të merrni një plan të detajuar mbi atë që mund të prisni pas trajtimit tuaj, përfshirë udhëzimet për kujdesin në shtëpi, produkte të rekomanduara dhe datat për kontrollet e radhës.
Gjërat që duhet të dini përpara trajtimit
Konsulta është hapi i parë.
Çdo trajtim fillon me një analizë të detajuar të lëkurës dhe një bisedë të hapur me mjekun, për të kuptuar nevojat tuaja dhe për të krijuar një plan të personalizuar.
Jo çdo trajtim është për të gjithë.
Në Ré Clinic, zgjedhja e procedurës bëhet sipas tipit të lëkurës, ndjeshmërisë, moshës dhe historikut tuaj shëndetësor, gjithmonë në përputhje me sigurinë dhe efektivitetin maksimal.
Përgatitja është po aq e rëndësishme sa trajtimi.
Në disa raste, duhet të shmangni produkte aktive për disa ditë para trajtimit, të ndaloni ekspozimin në diell ose të ndaloni përdorimin e disa medikamenteve. Do të merrni udhëzime të detajuara gjatë konsultës.
Rezultatet kërkojnë kohë dhe përkushtim.
Disa trajtime japin rezultate të menjëhershme, por shumica kërkojnë më shumë se një seancë dhe kujdes të vazhdueshëm për të arritur efektin maksimal.
Pyetjet janë të mirëpritura.
Jemi këtu për t’ju informuar dhe për t’ju bërë të ndiheni të sigurt në çdo hap. Mos hezitoni të pyesni për çdo detaj që ju intereson.
Rreth Nesh
RÉ CLINIC
Ré Clinic është klinika estetike më e avansuar në vend, themeluar nga ndërmarrësja Jeta Rukiqi e cila së fundmi ka diplomuar Dermatologjinë dhe Mjeksinë Alternative në Universitetin e Moskës. Modeli i një klinike estetike moderne që i ka munguar vendit ishte produkt i frymëzuar dhe në bashkëpunim me Prof. Dr. Reha Yavuzer.
Tek ne, estetika nuk është vetëm pamje – është mirëqenie, vetëbesim dhe dashuri për veten. Stafi ynë përbëhet nga profesionistë të trajnuar në nivel ndërkombëtar, që përdorin teknologjinë më të re dhe produkte të certifikuara për t’ju ndihmuar të arrini versionin tuaj më të mirë.
Rezultate
Para & Pas

Mbushje e buzëve me 1ml filler

Mbushje e buzëve - Russian Lips