Cosmelan

Çfarë është Cosmelan®?

Cosmelan® është një trajtim profesional depigmentues që ndihmon në reduktimin e njollave të hiperpigmentimit si pasojë e ekspozimit në diell, shtatzënisë, moshës apo luhatjeve hormonale. Ky trajtim jo vetëm ndihmon në zbardhjen e njollave ekzistuese, por gjithashtu ka efekt parandalues, duke penguar rikthimin e tyre.

Është trajtim i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe veçanërisht për njollat sipërfaqësore si melasma, njollat nga dielli, dhe njollat pas akneve.

Çfarë ndodh para trajtimit?

  • Kryhet analizë e detajuar e lëkurës
  • Diskutohet historia mjekësore e pacientit dhe pritshmëritë e tij
  • Bëhet fotografimi para-trajtimit për krahasim vizual të rezultateve
  • Jepen udhëzime për përgatitjen e lëkurës para aplikimit

Si realizohet procedura?

  1. Aplikimi i Maskës Cosmelan® 1:
    Maska vendoset në klinikë dhe qëndron në fytyrë për 8–12 orë, varësisht nga tipi i lëkurës. Pacienti e heq atë në shtëpi sipas udhëzimeve të mjekut.
  2. Faza e Kujdesit në Shtëpi (Cosmelan® 2):
    Pas 48 orësh, pacienti paraqitet në klinikë për kontroll, dhe fillon rutina e kujdesit të mëtejshëm me kremra të përcaktuar, të kombinuar me terapi mbështetëse si LED. Kjo fazë zgjat rreth 2-3 muaj dhe është thelbësore për suksesin e trajtimit.

Çfarë të presim pas trajtimit?

  • Në ditët e para mund të ketë skuqje, ndjesi djegieje dhe ndarje të lëkurës
  • Brenda javëve të para, njollat fillojnë të zbehen dukshëm
  • Përdorimi i kremit mbrojtës nga dielli dhe hidratuesve është vendimtar
  • Me ndjekje korrekte, lëkura bëhet më uniforme, më e ndritshme dhe më e shëndetshme

Sa sesione kërkohen?

Një sesion i vetëm është i mjaftueshëm, me ndjekje të rregullt dhe kujdes shtëpiak për 2-3 muaj. Rekomandohet përsëritja 1 herë në vit për mirëmbajtje.

Për kë është i përshtatshëm Cosmelan®?

  • Për ata që kanë njolla pigmentare si melasma, hiperpigmentim pas aknesh, njolla nga dielli, njolla hormonale
  • Për ata që kërkojnë një trajtim jo-invaziv, të përshtatshëm për çdo lloj lëkure

Nuk aplikohet gjatë verës dhe nuk rekomandohet për gratë shtatzëna apo gjidhënëse

Të ngjashme