Botox (Botulinum Toxin)

Çfarë është Botulinum Toxina?

Botulinum Toxina është një ekzotoksinë e prodhuar nga bakteria Clostridium Botulinum A. Kjo toksinë bllokon përkohësisht lidhjen mes nervit dhe muskujve, duke parandaluar kontraktimin e tyre. Si rezultat, zvogëlon rrudhat e shkaktuara nga shprehjet e fytyrës dhe jep një pamje më të qetë dhe të freskët.

Toksina injektohet direkt në muskujt që duhen relaksuar dhe efekti është i përkohshëm dhe i kthyeshëm. Qëllimi kryesor është të arrihet një pamje natyrale, pa ndryshuar shprehjet karakteristike të fytyrës.

Zonat e Aplikimit

  • Vijat horizontale të ballit
  • Vijat vertikale mes vetullave (glabella)
  • “Këmbët e sorrës” rreth syve
  • Vijat në hundë (bunny lines)
  • Vijat vertikale të buzëve (smoker lines)
  • Ngritja e këndeve të buzëve
  • Reduktimi i vijave në qafë
  • Gummy smile (buzëqeshja që zbulon mishrat)
  • Ngritja e vetullave (brow lift)
  • Asimetria pas paralizës faciale
  • Shenjat e dhëmbë-shtrëngimit (maseteri)
  • Djersitja e tepërt e duarve, këmbëve dhe sqetullave (hiperhidroza)
  • Lehtësim i migrenës

Çfarë Bëhet Para Procedurës?

  • Vlerësim i zonave që do të trajtohen
  • Historia mjekësore e pacientit
  • Vlerësimi i pritshmërive
  • Informimi për procedurën
  • Fotografi para trajtimit
  • Duhet të konfirmohet nëse pacienti është shtatzënë apo në periudhë gjidhënieje

Si Zhvillohet Procedura?

  • Nuk kërkohet anestezi
  • Aplikohet me injeksione shumë të imëta në zonat specifike
  • Procedura zgjat vetëm 5–10 minuta
  • Nëse përdoret për trajtimin e djersitjes, mund të përdoret anestezi lokale për duar/këmbë

Çfarë Duhet të Kihet Parasysh Pas Procedurës?

  • Mos e lani fytyrën dhe mos aplikoni grim për 1–2 orët e para
  • Shmangni masazhet në zonën e trajtuar
  • Mos përkuluni dhe mos flini për 2 orë pas trajtimit
  • Efekti fillon të ndihet pas 2 ditësh dhe arrihet plotësisht për 7–10 ditë
  • Një kontroll pas 7–10 ditësh është i rekomanduar për të korrigjuar ndonjë asimetri apo efekt të pamjaftueshëm

Të ngjashme