CO2 Carboxy Mask & LED Light Therapy

Çfarë është CO₂ Carboxy Mask & LED Light Therapy?

CO₂ Carboxy Mask është një trajtim estetik jo-invaziv që kombinon fuqinë e karbonit të dyoksidit (CO₂) me terapinë me dritë LED për të përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e gjakut, oksigjenimin e lëkurës dhe rigjenerimin qelizor. Kur maska aktivizohet në lëkurë, ajo shkakton një efekt të njohur si efekti Bohr, i cili shton lirimin e oksigjenit nga gjaku në indet e lëkurës, duke stimuluar metabolizmin qelizor dhe prodhimin e kolagjenit.

Kombinuar me LED Light Therapy, që përdor valë të ndryshme drite për të trajtuar probleme specifike të lëkurës si aknet, pigmentimin, inflamacionin apo plakjen, ky trajtim ofron një efekt të dyfishtë: revitalizim i thellë dhe trajtim i synuar sipas nevojave të lëkurës.

Cilat janë përfitimet?

Oksigjenim i menjëhershëm i lëkurës
Përmirësim i qarkullimit të gjakut dhe metabolizmit qelizor
Reduktim i fryrjeve, inflamacionit dhe skuqjes
Lëkurë më e ndritshme, e butë dhe me ton të njëtrajtshëm
Aktivizim i kolagjenit dhe elasticitet më i mirë i lëkurës
Trajtim efektiv për aknet, pigmentimin, dhe shenjat e plakjes

Si realizohet procedura?

  1. Vendoset CO₂ Carboxy Mask në lëkurë për 15–20 minuta. Maskë speciale e aktivizuar përmes një xheli.
  2. Reagon me lëkurën, duke gjeneruar CO₂ dhe duke rritur fluksin e oksigjenit në zonën e trajtuar.
  3. Pas heqjes së maskës, aplikimi vazhdon me LED Light Therapy, që zgjedh dritën sipas nevojës së lëkurës (e kuqe për rigjenerim, blu për akne, jeshile për qetësim etj.).
  4. E gjithë procedura zgjat rreth 30–40 minuta dhe është plotësisht pa dhimbje dhe relaksuese.

Kujt i rekomandohet?

  • Të gjithë ata që kërkojnë një trajtim të shpejtë, efektiv dhe pa ndërhyrje për ndriçim dhe freski të menjëhershme të lëkurës
  • Persona me lëkurë të lodhur, me njolla, akne ose shenja të plakjes
  • Para eventeve të rëndësishme për një “glow” natyral dhe të shpejtë

Çfarë duhet pas procedurës?

  • Nuk ka kohë rikuperimi
  • Mund të aplikoni makeup pas 1–2 orësh
  • Rekomandohet përdorimi i SPF gjatë ditëve në vijim
  • Mund të përsëritet çdo 7–10 ditë për rezultat të qëndrueshëm

Të ngjashme