Fat Injection
Çfarë është Injeksioni me Yndyrë?
Injeksioni me yndyrë është një procedurë estetike që përdor yndyrën e marrë nga trupi i vetë pacientit për të shtuar vëllim dhe për të rigjeneruar zona të caktuara si fytyra, buzët, duart apo edhe zona të tjera të trupit. Kjo metodë është 100% natyrale dhe ka efekt të dyfishtë: formë dhe përmirësim të cilësisë së lëkurës falë përmbajtjes së lartë me qeliza burimore.
Çfarë bëhet para procedurës?
- Bëhet një vlerësim mjekësor dhe estetik për të përcaktuar zonën ku do merret yndyra dhe ku do injektohet.
- Përcaktohen pritshmëritë estetike të pacientit.
- Mund të nevojitet një analizë e shkurtër e gjendjes shëndetësore për të siguruar që nuk ka kundërindikacione.
Si zbatohet?
- Yndyra merret nga një zonë e përshtatshme e trupit (zakonisht barku, ijet ose kofshët) me anë të një procedure të lehtë liposuksioni.
- Më pas yndyra përpunohet, filtrohet dhe pastrohet për të siguruar cilësi të lartë dhe sterilitet.
- Yndyra e pastruar injektohet në mënyrë precize në zonën e synuar me kanula të imta për një rezultat natyral.
Çfarë duhet të kemi parasysh pas procedurës?
- Ënjtje dhe ndjeshmëri të lehtë mund të ndodhin për disa ditë në zonat e trajtuara.
- Duhet të shmanget presioni direkt në zonat ku është bërë injeksioni për disa ditë.
- Rekomandohet pushim relativ për 24–48 orë dhe përdorimi i kompresave të ftohta nëse është e nevojshme.
Përfitimet:
- Rikthen vëllimin në mënyrë natyrale dhe të qëndrueshme
- Përmirëson cilësinë dhe elasticitetin e lëkurës falë qelizave burimore
- Nuk ekziston rreziku i reaksioneve alergjike, pasi përdoret materiali i vetë trupit
- Rezultate afatgjata dhe pamje më e re pa përdorur mbushës sintetikë