Femilift
Çfarë është Femilift? (Ngushtim Vaginal me Laser)
Femilift është një trajtim inovativ që kombinon teknologjinë e avancuar të CO₂ lazerit të përdorur në rinovimin e lëkurës me një sondë të dizajnuar posaçërisht për trajtime vaginale. Me anë të kësaj metode pa dhimbje dhe jo-invazive, trajtohen problemet si:
- Lëshimi vaginal (pas lindjes ose me kalimin e moshës)
- Inkontinenca urinare nga stresi
- Thatësia vaginale
- Errësimi i lëkurës gjenitale
Lazeri stimulon prodhimin e kolagjenit në muret vaginale dhe ndihmon në rigjenerimin e indeve, duke rikthyer elasticitetin dhe forcën natyrale të zonës intime.
Kujt i rekomandohet?
Gratë që ndjejnë lëshim vaginal pas lindjes ose për shkak të moshës
Personat që përjetojnë rrjedhje të pavullnetshme të urinës kur qeshin, kolliten ose ushtrojnë
Gratë që vuajnë nga thatësia vaginale ose dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale
Ata që dëshirojnë përmirësim estetik dhe tonal në zonën gjenitale
Çfarë bëhet para procedurës
- Mblidhet një historik i plotë mjekësor
- Kryhet një ekzaminim vaginal
- Vlerësohen pritshmëritë e pacientit
- Jepet informacioni për trajtimin
- Këshillohet mos të kryhet procedura gjatë menstruacioneve
- Mund të kërkohet konsultë me gjinekolog në raste specifike
Si realizohet procedura?
- Nuk nevojitet anestezi
- Aplikohet në kushte klinike me një sondë të personalizuar dhe të sterilizuar
- Lëshohen impulse të lazerit 360° në muret e vaginës
- Seanca zgjat rreth 10–20 minuta dhe është e padhembshme
Çfarë duhet të kemi parasysh pas trajtimit?
- Mund të rifilloni aktivitetet ditore menjëherë
- Rekomandohet përdorimi i jastëkëve intim dhe kujdes i shtuar për higjienën personale
- Marrëdhëniet seksuale nuk rekomandohen për 7 ditë pas procedurës
- Efekti fillon të ndihet pas 2–3 javësh
- Nevojiten 3 seanca me interval prej 1 muaji, më pas vetëm 1 herë në vit për mirëmbajtje
Çfarë përfitimesh sjell?
Reduktim i rrjedhjeve urinare deri në 85%
Përmirësim i ndjeshëm në marrëdhëniet intime (ulur dhimbja dhe nevoja për lubrifikant)
Rritje e vetëbesimit dhe komoditetit në jetën e përditshme
Rekomandohet gjithashtu si masë parandaluese pas lindjes
Trajtime të tjera me të njëjtin aparat:
- Labioplastika jo-kirurgjikale
- Rinovimi dhe zbardhja e lëkurës gjenitale