Jetpeel

Çfarë është JetPeel?

JetPeel është një metodë moderne e mezoterapisë pa gjilpërë, që përdor ajër dhe presion të lartë për të dërguar vitamina dhe përbërës ushqyes në shtresat më të thella të lëkurës, pa shkaktuar ndjesi dhimbjeje apo dëmtim të sipërfaqes së saj. Përveç infuzionit të përbërësve aktivë, kjo procedurë ofron edhe një efekt eksfolimi dhe detoksifikimi, duke larguar qelizat e vdekura dhe toksinat, për një lëkurë më të pastër dhe më të ndritshme.

Si Zbatohet JetPeel?

  1. Pastrimi i lëkurës – Lëkura pastrohet për të përgatitur sipërfaqen.
  2. Faza limfatike – Me ndihmën e një spërkatjeje me presion të lartë, stimulohet sistemi limfatik në zonën e fytyrës, duke ndihmuar në qarkullimin dhe drenazhimin limfatik.
  3. Eksfolimi me acid glikolik – Përdoret acid glikolik për të krijuar një efekt peeling në lëkurë.
  4. Neutralizimi – Acidi largohet dhe lëkura përgatitet për përthithjen e përbërësve ushqyes.
  5. Infuzioni i vitaminave dhe lagështisë – Serume të personalizuara në bazë të nevojave të lëkurës dërgohen në shtresat më të thella të saj përmes kokës speciale të pajisjes.

Sa Seanca Këshillohen dhe me Çfarë Intervalesh?

  • Rekomandohen 4 seanca rresht, një herë në javë.
  • Më pas, për mirëmbajtje, mund të vazhdohet 1 herë në muaj, në varësi të gjendjes së lëkurës.

Çfarë Duhet të Kihet Parasysh Pas Procedurës?

  • Mos aplikoni makeup në të njëjtën ditë.
  • Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit pas trajtimit.
  • Shmangni solariumin.
  • Procedurat si epilimi me lazer në fytyrë duhet të bëhen vetëm sipas rekomandimeve të specialistit.

Të ngjashme