Microlaser Peel

Çfarë është Microlaser Peel?

Microlaser Peel është një procedurë e avancuar me lazer që synon shtresat e sipërme të lëkurës për të përmirësuar strukturën, tonin, dhe dukje e përgjithshme të lëkurës. Ky peeling i lehtë me lazer ndihmon në largimin e shtresave të dëmtuara, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe duke zbuluar një lëkurë më të freskët, më të shëndetshme dhe më të ndritshme.

Për çfarë përdoret?

  • Zbutjen e rrudhave të imta
  • Largimin e shenjave të diellit dhe hiperpigmentimit
  • Përmirësimin e teksturës së lëkurës
  • Trajtimin e çrregullimeve të pigmentit
  • Reduktimin e shenjave të akneve dhe poreve të zgjeruara

Si realizohet procedura?

  1. Lëkura pastrohet dhe përgatitet për trajtim.
  2. Me një pajisje lazeri të kontrolluar me precizion, një shtresë shumë e hollë e lëkurës hiqet për të stimuluar rigjenerimin natyral.
  3. Procedura zgjat 15–30 minuta, në varësi të zonës së trajtuar dhe thellësisë së peeling-ut.

Mund të përdoret një krem anestetik lokal për të minimizuar çdo ndjesi shqetësimi gjatë aplikimit.

Çfarë të presësh pas procedurës?

  • Skuqje dhe ndjeshmëri në zonën e trajtuar për 2–4 ditë.
  • Lëkura mund të shkëputet dhe të rigjenerohet gjatë kësaj kohe.
  • Rekomandohet të përdoret krem rigjenerues, krem dielli dhe të shmanget dielli direkt.

Sa seanca kërkohen?

  • Shpesh një seancë mund të jetë e mjaftueshme për rezultate të dukshme.
  • Në varësi të nevojës, mund të rekomandohen 2–3 seanca me interval 4–6 javor.

Kujt i rekomandohet?

Microlaser Peel është i përshtatshëm për:

  • Persona që duan një përmirësim të dukshëm, por me kohë rikuperimi të shkurtër
  • Të gjitha llojet e lëkurës, por më efektiv tek tonet e lehta të lëkurës
  • Të dyja gjinitë dhe të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç

Të ngjashme