Onda

Çfarë është Trajtimi ONDA me Valë Mikrondash të Ftohta (Coolwaves)?

ONDA është një teknologji inovative që përdor valë elektromagnetike (Coolwaves) për të reduktuar yndyrën e tepërt, për të trajtuar celulitin dhe për të përmirësuar tonin dhe lëkurën e trupit pa dhimbje dhe pa ndërhyrje invazive. Kjo metodë fokusohet në ngrohjen e drejtpërdrejtë të qelizave dhjamore, duke i shkrirë ato në mënyrë të targetuar dhe efikase, pa dëmtuar shtresat sipërfaqësore të lëkurës.

Falë aplikatorëve të saj me kokë të ftohtë të patentuar, temperatura në pikën target arrin 50–55°C, por pa ndjesi djegieje në sipërfaqen e lëkurës. Trajtimi zgjat vetëm 10 minuta për një zonë prej 15×15 cm, dhe nuk kërkon asnjë anestezi apo kohë rikuperimi.

Në cilat zona aplikohet?

  • Vithe
  • Të pasme
  • Kofshë (para, prapa, brenda)
  • Bark
  • Bel

Për çfarë përdoret?

  • Hollim lokal (trajtimi i yndyrës së tepërt në zona specifike)
  • Trajtimi i celulitit me efikasitet të lartë
  • Forcimi dhe tonifikimi i lëkurës së liruar

Çfarë ndjej gjatë trajtimit?

  • Një ndjesi e ngrohtë, si masazh relaksues
  • Nuk ka dhimbje, djegie apo shqetësim
  • Mund të ndjesh ngrohtësi për disa orë pas trajtimit
  • Rozëzim i lehtë i lëkurës në zonën e trajtuar që zhduket shpejt

Kur shihen rezultatet?

  • Rezultatet fillojnë të duken pas 4–6 javësh
  • Lëkura bëhet më e lëmuar dhe zona më e tonifikuar
  • Efekti rritet me çdo seancë, sidomos në kombinim me dietë dhe aktivitet fizik

Cilat janë ndryshimet me trajtimet e tjera në treg?

Ndryshe nga pajisjet tradicionale që ngrohin lëkurën nga sipër për të arritur shtresat e dhjamit, ONDA dërgon energjinë direkt në qelizat dhjamore pa humbje në shtresat sipërfaqësore, duke ofruar efikasitet më të lartë, më pak nxehtësi në sipërfaqe dhe zero dëmtime në lëkurë.

Sa zgjat një trajtim?

  • 10 minuta për një zonë prej 15×15 cm
  • Koha rritet në varësi të numrit të zonave që trajtohen

Sa shpesh mund të bëhen seancat?

  • Rekomandohet 1 seancë çdo 2–3 javë
  • Numri i seancave përcaktohet sipas nevojës individuale

Çfarë kujdesi kërkohet pas trajtimit?

  • Nuk kërkohet pushim – aktivitetet mund të rifillojnë menjëherë
  • Rekomandohet të konsumohen 2–3 litra ujë në ditë
  • Kombinimi me ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik e përforcon rezultati

Kujt nuk i rekomandohet ky trajtim?

  • Gratë shtatzëna
  • Personat me infeksione, plagë në zonën që do trajtohet
  • Pacientët me pace-maker, diabet tip I ose II
  • Përdoruesit e barnave fotosensibilizuese, holluesve të gjakut (si aspirina)
  • Personat me çrregullime në koagulim ose ndjeshmëri ndaj dritës

Nëse ekziston ndonjë gjendje e tillë, duhet të informoni mjekun gjatë konsultës paraprake.

Të ngjashme