Platelet Rich Plasma (PRP)

Çfarë është Platelet Rich Plasma (PRP)?

PRP (Platelet Rich Plasma) është një trajtim natyral dhe biologjik që përdor plazmën e pasur me trombocite të marrë nga vetë gjaku i pacientit. Ky trajtim synon të rigjenerojë lëkurën, të përmirësojë elasticitetin dhe të stimulojë prodhimin e kolagjenit në mënyrë të sigurt dhe efektive.

Plazma e pasur me trombocite përmban faktorë rritjeje që aktivizojnë rigjenerimin qelizor dhe riparimin e indeve, duke e bërë PRP një ndër trajtimet më të preferuara për ata që kërkojnë një “refresh” natyral të lëkurës.

Për çfarë përdoret?

  • Rrudha të holla dhe lëkurë e lodhur
  • Zbehje e tonit dhe strukturës së lëkurës
  • Rënie e elasticitetit dhe shkëlqimit natyral
  • Rrathë të errët dhe zbrazëti poshtë syve
  • Rënia e flokëve (te meshkujt dhe femrat)
  • Rigjenerimi pas trajtimeve me lazer ose peelin

Cilat zona trajtohen?

  • Fytyra
  • Qafa
  • Dekolteja
  • Rreth syve
  • Lëkura e kokës (për stimulim të rritjes së flokëve)
  • Duart

Si Kryhet Procedura?

  1. Merret një sasi e vogël gjaku nga krahu i pacientit
  2. Gjaku vendoset në një centrifugë për të ndarë plazmën e pasur me trombocite
  3. Plazma e përqendruar injektohet në zonat e synuara me mikroinjeksione ose kanulë
  4. Procedura zgjat rreth 30–45 minuta, është minimale në dhimbje dhe pa rikuperim të gjatë

Çfarë Duhet të Kihet Parasysh Pas Procedurës?

  • Mund të ndodhë skuqje apo ndjeshmëri në vendin e injeksionit për disa orë
  • Rekomandohet shmangia e make-up-it dhe ekspozimit në diell për 24–48 orë
  • Lëkura mund të duket më e ndritshme dhe e freskët që pas seancës së parë
  • Për rezultate të plota, zakonisht rekomandohen 3 seanca me intervale 3–4 javore

Të ngjashme