PRP (Platelet Rich Plasma)
Çfarë është PRP?
PRP (Platelet Rich Plasma) është një trajtim natyral që përdor plazmën e pasur me trombocite të marra nga gjaku i vetë pacientit. Kjo plazmë përmban faktorë të rritjes që stimulojnë rigjenerimin qelizor, duke përmirësuar strukturën dhe cilësinë e lëkurës, reduktuar rrudhat dhe nxitur rritjen e flokëve. E njohur ndryshe si “vampire facial”, PRP përfaqëson një ndërthurje të fuqishme të natyrës dhe teknologjisë.
Çfarë bëhet para procedurës?
- Kryhet një vlerësim i përgjithshëm dermatologjik.
- Merret një sasi e vogël gjaku nga pacienti.
- Gjaku përpunohet në një centrifugë për të ndarë plazmën e pasur me trombocite nga pjesët e tjera.
Si realizohet procedura?
- Plazma e pasur me trombocite injektohet në lëkurë me mikroinjeksione në zonat e synuara (fytyrë, flokë, qafë etj.).
- Në raste të caktuara, PRP aplikohet edhe pas mikrogjilpërimit për të përthithur më mirë përbërësit aktivë.
Çfarë duhet pas procedurës?
- Mund të ketë skuqje të lehtë dhe ndjesi ngrohtësie në zonën e trajtuar për disa orë.
- Rekomandohet shmangia e diellit direkt dhe përdorimi i kremit mbrojtës.
- Mund të rifilloni aktivitetet e përditshme menjëherë pas trajtimit.
Për kë është i përshtatshëm?
- Për këdo që kërkon përmirësim natyral të cilësisë së lëkurës, reduktim të rrudhave apo rigjenerim të flokëve.
- I përshtatshëm si për gra ashtu edhe për burra, pa kufizime moshe (nëse mjeku e vlerëson të përshtatshëm).
Përfitimet:
- Stimulim i rigjenerimit qelizor në mënyrë natyrale
- Përmirësim i dukshëm i tonit dhe elasticitetit të lëkurës
- Nxitje e rritjes dhe dendësisë së flokëve
- Nuk ka rrezik alergjie, pasi përdoret gjaku i vetë pacientit
- Procedurë minimale invazive me kohë rikuperimi të shkurtër