MIRËSEVINI NË RÉ CLINIC
Dekada e fundit në nivel global shënon arritjet më të mëdha në industrinë e estetikës – nga teknologjitë më të avancuara, te qasjet më të personalizuara për kujdesin ndaj lëkurës dhe trupit. E frymëzuar nga kjo valë inovacioni dhe përkushtimi ndaj bukurisë natyrale, klinika jonë estetike lindi me një vizion të qartë: t’ju ofrojmë trajtime profesionale, të sigurta dhe me rezultate të vërteta.
Ré Clinic është klinika estetike më e avansuar në vend, themeluar nga ndërmarrësja Jeta Rukiqi e cila së fundmi ka diplomuar Dermatologjinë dhe Mjeksinë Alternative në Universitetin e Moskës. Modeli i një klinike estetike moderne që i ka munguar vendit ishte produkt i frymëzuar dhe në bashkëpunim me Prof. Dr. Reha Yavuzer.
Tek ne, estetika nuk është vetëm pamje – është mirëqenie, vetëbesim dhe dashuri për veten. Stafi ynë përbëhet nga profesionistë të trajnuar në nivel ndërkombëtar, që përdorin teknologjinë më të re dhe produkte të certifikuara për t’ju ndihmuar të arrini versionin tuaj më të mirë. Ndërsa me krenari e themi se tashmë klinika jonë ka një portofol klientësh ndërkombëtar, gjë që ishte vizioni ynë që nga dita e parë.
Ne gjithmonë synojmë t'ju ofrojmë më të mirën në procedurat e bukurisë dhe kujdesit, si dhe procedurat mjekësore invazive dhe jo-invazive duke përdorur instrumentet tona të miratuara nga FDA. Në përputhje me analizat e lëkurës të kryera me analizuesin e lëkurës VISIA në klinikën tonë përpara të gjitha procedurave, ne kryejmë trajtimet që janë të përshtatshme për problemet e lëkurës, ndjeshmërinë dhe moshën. Falë simulatorit tonë Vectra 3D, mundësia e simulimit tredimensional para operacionit është një nga teknologjitë e nivelit të lartë të disponueshme në klinikën tonë.
Çdo klient është unik – prandaj trajtimet tona janë gjithmonë të personalizuara, të ndërtuara me kujdes dhe me dashuri për detajin. Qoftë për rigjallërimin e lëkurës, trupin apo trajtime anti-aging, në klinikën tonë ju gjeni një hapësirë të qetë, profesionale dhe të përkushtuar ndaj cilësisë.
Sot Ré Clinic e gjeni në tri lokacione: në Veternik dhe në Swiss Diamond Hotel Prishtina si dhe në Londër, shumë shpejt për t'u hapur edhe në qytete të ndryshme evropiane dhe SHBA.
Veternik
Blloku KF8, Richard Holbrooke,
Prishtina 10000
Monday - Friday 09:00 - 17:00
Swiss Diamond Hotel
Sheshi Nëna Terezë,
Prishtina 10000
Monday - Saturday 10:00 - 18:00
London
9 Warwick Street, W1B 5LZ, London, UK W1B 5LZ
Monday - Friday 09:00 - 17:00