Silkpeel
Çfarë është SilkPeel?
SilkPeel është një trajtim i avancuar i lëkurës, jo-invaziv, që kombinon eksfolimin, pastrimin me vakum dhe infuzionin dermal në një hap të vetëm. Ndryshe nga kujdesi tradicional për lëkurën, SilkPeel përdor koka diamantike për të eksfoluar në mënyrë të kontrolluar shtresën sipërfaqësore të lëkurës, pa e dëmtuar atë, ndërsa në të njëjtën kohë aplikon solucione të personalizuara në thellësi të dermës.
Ky trajtim përmirëson strukturën, ndriçimin dhe pastërtinë e lëkurës, duke trajtuar probleme specifike si aknet, njollat, vijat e holla, thatësinë dhe pamjen e lodhur të lëkurës.
Si Zbatohet SilkPeel?
- Pastrimi: Fillimisht, lëkura pastrohet plotësisht dhe përgatitet për procedurën.
- Dermalinfuzioni: Me ndihmën e një koke diamantike, lëkura eksfoliohet dhe në të njëjtën kohë aplikohet një serum me përbërës aktivë në bazë të nevojave të lëkurës (kundër njollave, akneve, plakjes apo thatësisë).
- Maska dhe LED Light Therapy: Aplikohet një maskë qetësuese e shoqëruar me terapi drite për të rritur efektin e trajtimit.
- CO₂ Cryotherapy: Në fund, aplikohet gaz karboni në temperaturë -78°C për 2-3 minuta për të përmirësuar qarkullimin dhe efektin e përgjithshëm të trajtimit.
Sa Seanca Duhet dhe Me Çfarë Intervalesh?
SilkPeel rekomandohet të aplikohet një herë në javë për 4 javë rresht. Më pas, në varësi të gjendjes së lëkurës, mund të vazhdohet një herë në muaj si pjesë e rutinës së mirëmbajtjes.
Çfarë Duhet të Kihet Parasysh Pas Procedurës?
- Nuk rekomandohet të aplikohet makeup në të njëjtën ditë.
- Duhet përdorur krem mbrojtës ndaj diellit pas trajtimit.
- Duhet shmangur solariumi.
- Procedurat si epilimi me lazer në fytyrë duhet të kryhen me këshillim të mjekut specialist dhe në intervalin e duhur.
Cili është Ndryshimi midis SilkPeel dhe Hydrafacial?
Ndryshimi kryesor është që SilkPeel përdor kokë diamantike, e cila ofron një eksfolim të kontrolluar mekanik gjatë aplikimit të serumit, ndërsa Hydrafacial nuk përfshin eksfolim mekanik me diamant. Kjo e bën SilkPeel më efektiv për ata që kërkojnë rigjenerim të thellë dhe trajtim të synuar të problematikave të lëkurës.