Spot Treatment

Melanina, pigmenti që përcakton ngjyrën e lëkurës sonë, prodhohet natyrshëm në trup. Por, ekspozimi i zgjatur në diell, shtatzënia, mosha dhe ndryshimet hormonale mund të çojnë në prodhim të tepruar të saj, duke shkaktuar njolla të tilla si: njollat e diellit, melasma dhe njollat e moshës. Krahas tyre, lëkura fillon të humbasë elasticitetin dhe të shfaqë rrudha të holla.

Si trajtohen njollat dhe rrudhat e holla?

Pas një analize të detajuar të lëkurës, mjekët tanë përcaktojnë trajtimin më të përshtatshëm për ju. Qëllimi është zbehja dhe kontrollimi i njollave – jo eliminimi përfundimtar, pasi shumica rikthehen me ekspozimin në diell. Trajtimet e rregullta dhe mbrojtja nga dielli janë kyçe për rezultate të qëndrueshme.

Metodat e përdorura në klinikën tonë për trajtimin e njollave:

 Laser Peeling (CO₂ ose Erbium Coolaser)

– Përdor lazerë që synojnë ujin në qelizat e lëkurës për të larguar shtresat sipërfaqësore.
– Nxit prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin e qelizave.
– Aplikohet vetëm gjatë stinës së dimrit.

Peeling Kimik

– Aplikohet acid në lëkurë për të larguar qelizat e vdekura dhe për të zbardhur pigmentimin.
– Redukton pigmentimin dhe stimulon qarkullimin qelizor.

Cosmelan & Dermamelan

– Trajtim me maskë që vepron thellë në pigmentin e melanines.
– Cosmelan për njolla sipërfaqësore, Dermamelan për më të thella.
– Nuk shkakton shtresa apo krusta dhe është i përshtatshëm për çdo lloj lëkure.
– Nevojiten 2–3 muaj ndjekje e kontrolluar nga mjeku.

 BBL Light Therapy

– Teknologji e avancuar amerikane që përdor valë drite për të përmirësuar ADN-në e lëkurës dhe për të trajtuar njollat, rosacenë dhe aknet.
– Procedurë pa dhimbje dhe pa anestezi.
– Mund të shkaktojë krusta të lehta që largohen vetvetiu pas disa ditësh.

 Q-Switch ND-YAG Laser

– Synon vetëm pigmentin pa dëmtuar indet përreth.
– I përshtatshëm për përdorim paraprakisht para verës për të parandaluar rikthimin e njollave.
– Nuk shkakton krusta apo skuqje dhe nuk kërkon anestezi.

Trajtim Shtesë dhe Kujdes Pastrajtimit:

  • Vitaminë C dhe antioksidantë oralë rekomandohen për efekt më të gjatë.
  • Hidratimi i lëkurës është thelbësor. Nëse nuk mjafton me kozmetikë, rekomandohen injeksione hidratuese.
  • Trajtimi nuk rekomandohet në verë – në këtë sezon lejohen vetëm trajtime mirëmbajtjeje.
  • Aplikimi i kremit mbrojtës nga dielli (SPF 50+) çdo ditë është i domosdoshëm.

Sa seanca nevojiten?

Asnjë trajtim nuk është një-herësh. Zakonisht kërkohen 3–6 seanca dhe kombinim i metodave për rezultat optimal. Trajtimi personalizohet nga mjeku juaj pas ekzaminimit të lëkurës.

Të ngjashme