Temple Fillers

Çfarë është Mbushja e Templave?

Me kalimin e moshës, në zonën e templaneve (mes syrit dhe veshit) mund të shfaqet boshllëk për shkak të humbjes së indeve të buta. Kjo gropëzimë i jep fytyrës një pamje të lodhur dhe të plakur. Mbushja e kësaj zone me acid hialuronik është një ndërhyrje jo-kirurgjikale që ndihmon në rikthimin e volumit dhe përmirësimin e konturit të fytyrës.

Përveçse rifreskon pamjen, mbushja e templaneve shkakton edhe një ngritje të lehtë në zonën përreth syve, duke dhënë një efekt lifting natyral dhe një pamje më të shëndetshme, më të pushuar.

Si Kryhet Procedura?

  • Procedura zgjat 15–20 minuta
  • Nuk kërkon anestezi, pasi produkti përmban përbërës qetësues
  • Filler-i aplikohet me kanulë ose gjilpërë në mënyrë të kontrolluar në zonën e templave
  • Rezultatet janë të menjëhershme dhe natyrale në pamje

Pas Procedurës – Çfarë të Prisni?

  • Mund të ndjeni një dhembje të lehtë gjatë përtypjes apo shtrëngimit të nofullës për 1–2 ditë
  • Kjo ndjesi kalon vetvetiu dhe nuk kërkon trajtim specifik
  • Nuk ka nevojë për kohë rikuperimi – mund të rifilloni aktivitetet ditore menjëherë
  • Rekomandohet shmangia e masazhit apo presionit në zonë për 24–48 orë

Sa zgjat efekti?

Qëndrueshmëria e trajtimit varet nga lloji i produktit të përdorur dhe nga organizmi i pacientit. Efekti mund të zgjasë nga 6 muaj deri në 3 vite.

Të ngjashme